23.5 C
Tirana

Pak fjalë për Arta Markun, kryeprokurore

VENDI

Arta Marku është një emër në botën e ngatërruar të drejtësisë që njihet për një gjë: për ndershmëri profesionale

Erdhi siç erdhi dhe punoi siç është kjo Shqipëri! Porse Arta Marku është dhe mbetet një prokurore pa asnjë lidhje me bandat, me botën e parasë së pistë apo që të turbullohet para pasurisë

Natyrisht që Arta Marku nuk shkëlqen kur krejt horizonti në drejtësi e politikë është pis. Ajo, edhe po të donte ta ndryshonte botën e politikës kriminale nuk e bënte dot, pasi kompetencat janë me korniza të përcaktuara e jo si dikur kur një firmë e kryeprokurorit bënte arrestime VIP apo ndryshonte politikën.

Ajo erdhi, e brishtë në ecje dhe e ngadaltë në veprime, sepse iu desh realisht kohë për të kuptuar se në çfarë zyre kishte hyrë, sepse erdhi jo normalisht nga një parlament ku tymi dhe sharjet mbizotëronin.

Ajo mund të kishte hyrë në histori sikur ditën që u betua në parlament dhe flakët nuk e lanë të ndriçonte shpirtin e saj të pastër e ku duhej të thoshte: NUK E DUA MANDATIN NË KUSHTET TË TILLA!

Por Arta Marku, ndonëse bëri edhe gabime nxitimi apo mosnjohje të botës ku kishte hyrë, prapë mbetet prokurore e ndershme dhe me virtyte.
Tani ajo nëse zgjidhet, ndonëse KLP me urdhër partie e kaloi të dytën, sepse aq iu desh, pra nëse merr votën në Kuvend, duhet të jetë tjetër ARTË.

E pamëshirshme ndaj kujtdo dhe të mos mbetet Arta e cila falënderonte Zotin se u bë e para e prokurorisë.

Alban Mati

- Advertisement -

TE FUNDIT