12.5 C
Tirana

Numri me persona të infektuar është rritur ndjeshëm, mjeku i njohur: Na dëgjoni ne…

VENDI

Mesazhi i mjekut Tritan Kalo. Masë epidemiologjike e sugjeruar OBSHsë më 28 Shkurt e cila më së fundmi u përcaktua si e tillë Covid 19 tashmë është në stadin e pandemicitetit të saj diçka që na bën të jemi më alert në mundësinë e përhapjes si sëmundje në popullatë.

Përcaktimi i situatës epidemiologjike si një pandemi edhe na relakson njëkohësisht mendërisht sepse jemi tashmë më shumë popuj në këtë betejën për jetën dhe se kjo e keqe tashmë mund e duhet të mposhtet për hir të jetëve tona.

Si dhe të ardhmërisë së vetë njerëzimit trimi i mirë me shokë shumë shprehet populli ynë. Eksperiencat e fituara tashmë nga beteja me Covid 19 në Kinë në Kore në Iran në Itali e gjetkë na shërbejnë edhe ne si shembuj për atë çfarë mund dhe duhet bërë më mirë si dhe të korigjojmë shënjestrën e objektivave tona.

Vetndërgjegjësimi për rre ziqet individuale dhe kolektive që paraqet infeksioni nga Covid 19 mbetet kyçi i artë i fitores së betejës ndaj sëmundjes vrastare.

Na dëgjoni Na besoni na mbështesni në betejën tonë ndaj Covid 19 dhe të gjithë së bashku me siguri që do ta mposhtim atë. Jemi për ju në vijën e parë të lu ftës ndaj sëmundjes Covid 19 për triumfin e jetës.

- Advertisement -

TE FUNDIT