22.5 C
Tirana

Nuk duan t’ia dinë për karantinë, infermierja “shpërthen” ndaj të rinjve: Idiotë, kam frikë të shkoj në punë për fajin tuaj

VENDI

Një infermiere në Britaninë e Madhe, “ka shpërthyer” keq ndaj një grupi të rinjsh të cilët ishin ulur në një park së bashku, duke mos respektuar karantinën.

Në një video të publikuar nga mediat britanike, ajo u kërkon 6 të rinjve të cilët po pinin birra, të ikin në shtëpitë e tyre.

“Burri im nuk po paguhet. Më duhet të punoj jashtë orarit gjatë gjithë kohës sepse kam dy fëmijë për të rritur”, u thotë ajo fillimisht.

Një nga djemtë i thotë të mos u afrohet më shumë, por infermierja vazhdon t’i qortojë:

“Unë duhet të shkoj në punë çdo ditë me frikë sepse mund të rrezikoj familjen time, për shkak të njerëzve si puna juaj, jeni totalisht idiotë”.

- Advertisement -

TE FUNDIT