18.5 C
Tirana

Nis aksioni për shembjen e objekteve te Astiri, bllokohet qarkullimi në Unazën e Re

VENDI

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur mengjesin e sotem aksionin për shembjen e disa objekteve te tjera ne zonen e Astirit, qe kane qene ne listen e shembjeve, ne vijim te punes per projektit për ndërtimin e Unazës së Re.


Kete radhe gjithcka ka qene e qete dhe pa asnje rezistence nga ana e banoreve. Forca te shumta policie jane mbledhur qe ne oret e para te mengjesit per te mbeshtetur punen e IKMT-se ne kete aksion.


Aksioni ka sjelle me vete edhe bllokimin e qarkullimit rrugor në segmentin nga Sheshi “Shqiponja” deri tek “Pallati me Shigjeta”. Ne kete perimeter eshte krijuar trafik i renduar, nderkohe qe policia ka vendosur shiritat per perimetrin e sigurise. Mesohet se 4 objekte do te shemben me eskavatorë kurse një me shpërthim të kontrolluar.

- Advertisement -

TE FUNDIT