11.5 C
Tirana

Në kampin e muxhahedinëve në Manëz. Ja sa të sigurt ndihen ata në Shqipëri.

VENDI

Gazetari Arsen Rusta bisedoi me këshilltarin ligjor të kampit të MEK në Manëz Bezat Safari. Ai u shpreh se brenda kampit ndihen të sigurt por kërkoi që i njëjti nivel sigurie të jetë edhe jashtë.

Këtu brenda kampit jemi të sigurt por do të duhet siguri edhe jashtë tij. Janë shumë anëtarë të MEK që jetojnë këtu ka doktorë mjekë po edhe njerëz që po shkruajnë historinë për të shkuarën dhe përballjen me regjimin.

Këtu kemi një jetë normale falenderojmë Shqipërinë që ka dëbuar ambasadorin e Iranit që ishte përfshirë në aktivitete tha ai ndërsa rikujtoi rastin e zbulimit dhe goditjes së celulës në muajin tetor.

Por si e komenton ai përplasjen e mes SHBA dhe Iranit pas vrasjes së gjeneralit? Këshilltari ligjor i MEK shpreson në rënien e regjimit iranian.

Është një situatë e tensionuar e kemi ndjekur dhe shpresojmë që bjerë regjimi. Ata njihen si babai i terrorizimit në botë. Ne nuk jemi terroristë por luftojmë për demokracinë.

Në hyrje të kampit është vendosur edhe një hark i madh i cili sipas Bezat Safarit simbolizon lirinë. Në kampin e MEK në Manëz jetojnë mbi 3 mijë muxhahedinë opozitare iraniane kundër regjimit.

- Advertisement -

TE FUNDIT