25.5 C
Tirana

Në Shqipëri po përhapet me shpejtësi kjo sëmundje.

VENDI

58 milion janë jetët e shpëtuara midis viteve 2000 dhe 2018 nga përpjekjet globale për ti dhënë fund sëmundjes së turbekulozit. Sipas raportit më të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetit, 10 milion raste janë shtuar me këtë sëmundje vetëm vitin e shkuar, ndërsa humbën jetën 484 mijë njerëz përgjatë 2018.

Ndërsa theksohet se përdorimi i drogave dhe infektimi me HIV është shtuar në mesin e njerëzve të prekur nga kjo sëmundje, gjithashtu OBSH thekson se ndonëse janë zhvilluar kura, mijëra njerëz vdesin çdo vit kudo në botë.

Sa i përket të dhënave të përditësuara për vitin 2018 për Shqipërinë, theksohet se ka pasur raste në rritje dhe se numri i të prekurve gjatë vitit të shkuar ishte plot 440.

Të dhënat tregojnë sakaq se 73 përqind e të prekurve janë burra dhe 26 përqind janë gra. Gjithashtu, raporti tregon se, në fund të këtij viti, për Shqipërinë do të merren evidenca të reja.

- Advertisement -

TE FUNDIT