12.5 C
Tirana

NË PRITJE TË VENDIMIT, KUKSIANËT POZOJNË ME PRANGA PARA KAMERËS NË GJYKATË

VENDI

“11 bij nënash të vuajtur që luftojnë për mbijetesë në burg, qindra maskarenj që shkatërrojnë Shqipërinë dhe qytetarët bëjnë moral me miliona Euro
në xhep dhe me jetët e shqiptarëve në shpinë!”.
Ka qenë ky komenti i deputetit demokrat Ervin Salianji, i cili ka publikuar një video nga Gjykata e
Apelit në Shkodër, ku shihen të prangosur 11 protestuesit e Kalimashit.
Këta të fundit kanë dalë sot para togave të zeza, ku kanë apeluar vendimin e shkallës së parë, për masën e arrestit me burg për ta.
Të arrestuarit akuzohen nga prokuroria për veprat penale të shkatërrimit të pronës, si dhe të goditjes për shkak të detyrës dhe kundërshtimit
të punonjësve të policisë, lidhur me ngjarjet e dhunshme të ndodhura disa kohë më parë në pikën e kalimit të Kalimashit në aksin Kalimash-Milot,
ku kabinat e mbledhjes së taksës u shkatërruan dhe dogjën plotësisht nga protestuesit
e revoltuar që kundërshtonin vendosjen e tarifës prej 5 eurosh për të kaluar këtë aks

- Advertisement -

TE FUNDIT