20.5 C
Tirana

Ndryshime në qeveri? Përse Arben Ahmetajt i ndriti ylli sërish?

VENDI

Në ndryshimet e pritshme në kabinetin qeveritar me gjasë njeriu më i rëndësishëm pas Edi Ramës do të jetë Arben Ahmetaj. I rithirrur në kabinet me një post të sajuar si ministër i rindërtimit Arben Ahmetaj pritet të jetë zëvendës kryeministër duke e spostuar tek Ministria e Bujqësisë Erjon Braçen.

Po përse ish ministri i Financave që njihet për shkollimin e tij në gjuhën angleze rihyri në zemrën e kryeministrit. E para ndryshe nga të gjithë të përdorurit e Edi Ramës ka rrëfyer durim është kokëulur dhe i pagojë, kur mbi të bie rrebesh fjalori çapraz i shefit. Ama është njësoj si i Madhi me ata që ka poshtë.

E dyta thotë gjithmonë po kurrë nuk i thotë të parit se e ka gabim dhe kjo punë mund të bëhet ndryshe. E treta ka aftësinë e mrekullueshme të raportojë shifra dhe Shqipërinë që kërkon dhe mendon Edi Rama. Kaq është e mjaftueshme që të shpjegohet përse ylli i Arben Ahmetajt është në ngjitje dhe vetëm në ngjitje.

- Advertisement -

TE FUNDIT