13.5 C
Tirana

Hygertës nuk i del inati, ironizon sërish Alketën pas gafës së bujshme.

VENDI

Gjatë prezantimit të saj në Sanremo Alketa Vejsiu deklaroi se në edicionin e fundit të festivali i këngës për herë të parë i ishte besuar drejtimi artistik një femre duke iu referuar në këtë mënyrë vetes.

Kjo deklaratë ka habitur jo pak publikun dhe të tjera prezantuese të cilat në fakt janë ngjitur në skenën e festivalit vendas në rolin e drejtueseve të këtij eventi muzikor.

Një ndër to ka qenë dhe Hygerta Sako e cila e ka ironizuar Alketën nëpërmjet një postimi. Ajo ka postuar një shkrim të së motrës e cila ka sjellë në kujtesë katër vitet kur Hygerta ka prezantuar Festivalin e Këngës.

Eh mi motra çfarë vëllai paske pas ka shkruar Sako me humor dhe nuk e ka lënë me kaq mirë që paskemi qenë të gjithë burra ne që kemi prezantuar festivalin.

Por unë e paskam ngrënë keq se paskam qenë burrë jo një por plot katër herë ka shkruar Hygerta me humor. Një deklaratë e tillë nga ana e Alketës u kritikua së tepërmi edhe nga ndjekësit në rrjet.

- Advertisement -

TE FUNDIT