20.5 C
Tirana

Mësojeni përse nuk duhet të pini ujë të ftohtë gjatë ushqimit.

VENDI

Hidratimi është një nga elementët thelbësore të një jete të shëndetshme. Çdo ditë trupi ynë humbet dy deri tre litra ujë nga djersitja apo lëvizjet madje edhe teksa marrim frymë. Këto funksione janë thelbësore për mbijetesën tonë ndaj duhet të kompensojmë humbjen e lëngjeve.

Ruajtja e balancës është e rëndësishme për tu mos dehidratuar apo për të evituar overdozën e ujit në trup. Dehidratimi shkakton humbje energjie rënie të humorit tharje të lëkurës dhe tension të lartë. Një truri të pahidratuar i duhet më shumë sforco për të funksionuar.

Përse nuk duhet të pini ujë të ftohtë gjatë ushqyerjes? Uji i ftohtë ka një ndikim të shumëfishtë në organizmin e njeriut. Studimet thonë se pirja e ujit të ftohtë nxit formimin e sekrecioneve në rrugët e frymëmarrjes dhe e pengon atë. Sipas ekspertëve pirja e ujit të ftohtë nxit edhe migrenën tek personat që vuajnë prej saj.

Në mjekësinë popullore kineze besohet se pirja e ujit të ftohtë gjatë një vakti të ngrohtë prish ekuilibrat në organizëm. Për më tepër uji i ftohtë nuk rekomandohet të pihet gjatë ushqyerjes sepse ngadalëson tretjen. Kur mund të pini ujë të ftohtë? Uji i ftohtë këshillohet të konsumohet kur stërviteni në palestër.

Sepse ul temperaturën e brendshme të trupit dhe i jep atij më shumë energji. Ekspertët këshillojnë që gjatë ushqyerjes njerëzit të pijnë ujë me temperaturë ambienti ose të vakët. Në këtë mënyrë ata do të kenë një tretje më të mirë qarkullim më të mirë gjaku dhe eliminim më të shpejtë të toksinave.

- Advertisement -

TE FUNDIT