18.5 C
Tirana

Me maska të serialit të njohur ‘La casa del papel’ tre shqiptarë vjedhin 30 shtëpi.

VENDI

Tre anëtarët shqiptarë të bandës të arrestuar në Spanjë, funksiononin si një grup i mirëstrukturuar dhe profesionistë në vjedhje. Sipas policisë spanjolle ata kishin arritur të vidhnin 30 shtëpi në qytetin spanjoll Pontevedras. E veçanta e tyre gjatë bastisjeve ishte përdorimi i makinave dhe maskave të ndryshme, kryesisht si ato te filmi La casa del papel. Tre shqiptarët pasi realizonin planin e tyre të studiuar deri në detajet më të vogla, riktheheshin në Shqipëri. Mallrat e vjedhura ata shpejt i konvertonin në flori për të humbur gjurmët dhe mos identifikuar.

Në fillim u arrestua 23 vjeçarja e cila po tentonte të largohej nga Spanja. Në momentin e arrestimit asaj iu gjetën sasi jo të vogla të bizhuterive. Më pas policia spanjolle arrestoi edhe dy shqiptarët e tjerë. Gjatë kontrollit në banesat e tyre u sekuestruan një sasi parash, bizhuteri dhe sende të tjera me vlera të mëdha. Identiteti i tre shqiptarëve ende nuk është bërë i ditur nga autoritetet spanjolle ndërsa hetimet po vazhdojnë.

- Advertisement -

TE FUNDIT