18.5 C
Tirana

Lahuta e Malcis e At Gjergj Fishtës së madh, tani mund të lexohet edhe në këtë gjuhë.

VENDI

Para disa ditësh u përhap lajmi i mirë se Epopeja Kombëtare e Shqiptarëve, Lahuta e Malcis e At Gjergj Fishtës është përkthyer nga shqipja në frëngjisht nga Abidin Krasniqi. Ndërkohë botimi voluminoz u prezantua për artëdashësit shkodran në biblioteken Marin Barleti. Sipas autorit kjo nuk ka qënë një punë e lehtë duke patur parasysh që vepra përshkruan luftërat e dy brezave dhe këngët e saj tregojnë ngjarje të veçanta. Ndërsa për studiuesin Frano Kulli botimi i Lahutës së Malcis në gjuhën frënge, është një vlerë e shtuar për historinë kombëtare. Lahuta e Malcis është një vepër epike dhe kryevepra e të madhit Gjergj Fishta, të cilën e nisi më 1905 dhe e mbaroi më 1937.

Sipas biografëve të tij, autori vazhdonte ta ripunonte tekstin edhe me vone. Më herët në vitin 1958 Lahuta ishte përkthyer gjermanisht nga albanologu austriak Maksimilian Lambertz. U përkthye disa herë italisht, duke nisur nga imzot Jul Bonati. E pastaj nga Ernest Koliqi që deshi ta realizonte plotësisht por u ndal vetëm tek disa këngë.

- Advertisement -

TE FUNDIT