17.5 C
Tirana

Mbi 1 vit që nuk flasin, babai i Meghan Markle reagon pasi vajza e tij hoqi dorë nga statusi mbretëror.

VENDI

Duka dhe Dukesha e Sussex lëshuan nje deklarate të mërkurën ndërsa thanë se planifikojnë ta ndajnë kohën e tyre midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Amerikës së Veriut.

Babai i ish aktores reagoi pas vendimit duke thënë për Us Weekly dua të them vetëm që jam i zhgënjyer. Thomas i cili nuk ka pasur kontakte me vajzën e tij që nga dasma e saj në vitin 2018 nuk u sqaroi më tej arsyet e zhgënjimit të tij.

Harry dhe Meghan i habitën të gjithë me vendimin e tyre për të mos qenë më anëtare të familjes mbretërore britanike. Kanadaja pritet të bëhet shtëpia e dytë e Dukës dhe Dukeshës së Sussex.

Çifti bëri deklaratën me anë të një postimi në Instagram ku shkruajtën. Ne nuk do jemi më anëtarë të familjes mbretërore dhe do punojmë për tu bërë të pavarur financiarisht duke vazhduar të mbështesim plotësisht plotësisht Madhështinë e saj Mbretëreshën.

Menjëherë pas njoftimit Mbretëresha Elizabeth dhe pallati Buckingham lëshuan një deklaratë për të thënë se diskutimet me Dukën dhe Dukeshën e Sussex janë në një fazë të hershme.

Ne e kuptojmë dëshirën e tyre për të marrë një qasje të ndryshme por këto janë çështje të ndërlikuara që do të marrin kohë për të ecur përpara thuhet në deklaratë.

- Advertisement -

TE FUNDIT