13.5 C
Tirana

Mamatë tregojnë produktet për bebe që nuk ja vlen ti blesh.

VENDI

Sapo partnerët zbulojnë se së shpejti do të vijë një fëmijë në jetët e tyre nxitojnë të bëjnë blerje nga më të ndryshmet, shpesh jo fort të zgjuara. Nisur nga eksperienca e shumë prindërve, më poshtë do të gjeni një listë me produkte, te të cilat e mira është të mos shpenzoni. Arsyeja? Nuk ju duhen për shumë gjatë ose s’ju duhen fare!

Rroba, rroba, rroba

Ju është thënë dhe do jua themi sërish: bebet rriten aq shpejt sa rrobat me të cilat do ta nxirrni të voglin/ën tuaj nga spitali, pas 3 javësh nuk do t’i bëjnë më. Për këtë arsye, mos shpenzoni pafund para në veshje që për pak ditë nuk do të kenë më asnjë funksion.

Dorashka kundër gërvishtjes së bebes me thonj

Me shumë mundësi, si prindër të rinj që jeni keni në plan të blini një mal me dorashka, në mënyrë që fëmija juaj të mos çjerrë veten me thonj. E vërteta është se foshnja i përdor duart për të qetësuar veten, njësoj siç ka vepruar në barkun e nënës. Nëse ju ia bllokoni duart do të shkaktoni nervozizëm dhe të qara. Në vend të kësaj blini një limues thonjsh të posaçëm për bebe.

Detergjentë për bebe

Si ia bënin nënat kur nuk kishte një detergjent të ashtëquajtur specifik për të porsalindurit? Pavarësisht se shumë prindër i blejnë nga frika se larësit e zakonshëm mund të irritojnë lëkurën e fëmijës (jo, nuk ndodh) shumë gra deklarojnë se detergjentët në fjalë nuk janë fort ndihmues kur vjen puna te heqja e njollave apo papastërtive.

Çanta e ndihmës së shpejtë për bebe

Mos na keqkuptoni, sigurisht që informacioni rreth ndihmës së parë shpëton një jetë, por si prindër dhe mbi të gjitha si joprofesionistë nuk do mund të përdorni të gjitha mjetet e çantës. Informohuni rreth gjërave kryesore që duhet të mbani në shtëpi dhe në një rast emergjence vraponi te specialistët.

Batanijet e vockla

Përse nuk duhet të investoni në disa të tilla? Shumë e thjeshtë. Sepse do të përdoren për fare pak kohë!

Mini- peshqirët

E njëjta gjë vlen edhe për to.

Ndenjësja e posaçme

Tani që flasim, ende nuk ka një rezultat përfundimtar rreth debatit: duhet ose jo diçka e tillë. Disa e përkrahin ndenjësen në fjalë e ndërsa specialistë të tjerë shprehen se më shumë sesa ulur, në fazat e para të jetës fëmija duhet të qëndrojë më së shumti i shtrirë barkas.

Ngrohës shisheje qelqi/ biberoni

Kini parasysh diçka. Temperatura e dhomës është mëse në rregull, ndaj nuk është nevoja t’ia ngrohni qumështin fëmijës.

Pajisjet për ushqimin e bebeve në fakt janë thjesht blendera

Përse duhet të shpenzoni sërish para kur blenderi që keni përdorur prej kaq kohësh e kryen punën më së miri. Në besoni, reultati ëhtë i njëjtë.

Termometër dushi

Nuk ju duhet një i tillë për të kontrolluar ujin me të cilin do të lani foshnjën tuaj, kur mund të zhysni fare mirë bërrylin për të parë sa i ngrohtë/ftohtë është.

Ngrohës pelenash

Për diçka të jeni të sigurtë. Fëmijës suaj nuk i intereson nëse pelena është e ngrohtë, shumë e ngrohtë apo normale. Mos u shqetësoni më shumë seç duhet.

Çizme/ këpucë

Gjatë kësaj periudhe, prindërve u rekomandohet që foshnjet t’i mbajnë me çorape veshur pasi i vogli/ e vogla ndihet më rehat dhe nuk do t’ju duhet t’ia vishni çdo 2- 3 minuta, ndryshe nga këpucët qe hiqen fare lehtë.

- Advertisement -

TE FUNDIT