17.5 C
Tirana

Makina me 3 familjarë del nga rruga dhe përmbyset në kanal

VENDI

Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Levan-Tepelenë në afërsi të fshatit Frakull. Mësohet se një automjet në të cilin udhëtonin tre persona të një famileje është përmbysur në kanal.

Destinacioni i të aksidentuarve ishte Vlora. Policia dhe ambulanca ka mbërritur në vendngjarje.

Të lënduarit morëm ndihmën e nevojshme mjekësore dhe u larguan.

Nga ana e bluve bëhet me dije se makina ka dalë nga rruga dhe shkak ka qenë lagështia në rrugë nga reshjet e orëve të fundit.

Ky është një aks ku aksidentet rrugore nuk kanë munguar e kjo pasi mungojnë mbi dhe nën kalimet, ndërsa automjetet lëvizin edhe me shpejtësi tej normave të lejuara, duke u kthyer shpesh në burim aksidenti.

Ne perditesim

- Advertisement -

TE FUNDIT