18.5 C
Tirana

Shkarkoi Nokën nga “Siguria”, lëvizja e Bashës nesër në mëngjes

VENDI

Partia Demokratike njoftoi mbrëmjen e sotme se Luzlim Basha ka shkarkuar Flamur Nokën nga posti i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë. Madje e ka paralajmëruar për përjashtim nga grupi parlamentar i PD.

 

Vendimi për Nokën është marrë orët e vona të mbrëmjes së sotme, ndërsa Basha pritet të japë shpjegime nesër në mëngjes.

Zyra e shtypit në PD ka njoftuar se nesër në orën 09:00, Basha do të presë në një takim ministren britanike për Europën dhe Amerikat (Minister for Europe and Americas), Wendy Morton.

 

Sakaq, gazetari Juxhin Mustafaraj bën me dije për abcnews.al se më shumë se takimi, Basha do të flasë për shkarkimin e Nokës.

 

Noka reagoi për shkarkimin e tij në lidhje telefonike për emisionin “Log.” në ABC, ku ka thënë se me këtë vendim Basha ka treguar se është në panik dhe nuk ka asnjë lidhje me parashikimet në statutin e PD-së. g.v/abcnews.al

- Advertisement -

TE FUNDIT