19.5 C
Tirana

Lumi Buna mbushet me shpendë të ngordhur

VENDI

Shpend të ngordhur janë hedhur në mënyrë të papërgjegjshme duke shkaktuar ndontjen e lumit Buna edhe në pjesën Shqiptare.

Strukturat e Bashkisë së Shkodrës në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse si Inspektoriati Shtetëror Veterinar, Agjensia e Zonave të Mbrojtura, Policia e Shtetit dhe Prefektura Shkodër, vazhdojnë punën për evidentimin, groposjen dhe dezinfektimin e shpendëve të hedhur në lumin Buna nga persona të papërgjegjshëm.

Ndërkohë informacionet bëjnë me dije se puna është përqendruar përgjatë bregut të Bunës nga Darragjati i Dajçit deri në Pulaj të Velipojës.

Deri tani janë groposur rreth 100 shpend (pula) në shtatë vend- groposje.

- Advertisement -

TE FUNDIT