15.5 C
Tirana

Jemi në rrugën e duhur, krimi shqiptar nuk është gogol për Holandën

VENDI

Ministri i Brendshëm, Sandër Leshaj, nga Malësia e Madhe ka komentuar qëndrimin e vendeve anëtare në BE në lidhje me hapjen  e negociatave për Shqipërinë.

Ministri në fjalën e tij është shprehur se vendi është në rrugën e duhur të intergrimit.
Sipas Lleshaj krimi shqiptar nuk është gogol i rrezikshëm për Holandën, pasi niveli i kriminalitetit që ushtrohet nga qytetarë me pasaportë shqiptare është shumë herë më i ulët nga niveli i kriminalitetit që ushtrohet nga qytetarë të vendeve të tjera anëtare të BE që jetojnë në Holandë.

 “Shumica dërrmuese e vendeve të Europës janë shprehur në mënyrë të paekuivok në mbështetje të progresit që Shqipëria ka bërë në këtë fushë. Sigurisht ka patur një farë skepticizmi nga Holanda, Franca, skepticizëm të cilin ne përpiqemi ta kuptojmë.

Megjithatë më duhet të them atë që ja kam thënë edhe kolegut tim holandez, edhe me atij francez që Shqipëria për hir të së vërtetës i ka bërë të gjitha ato që Europa ka kërkuar ndaj saj. Ne sigurisht nuk mund ta ndërrojmë veten tonë, por ne kemi bërë gjithçka që na është kërkuar për plotësuar ato kritere për integrimin e vendit tonë në BE.

Dua t’ju them këtë, që në Holandë ka një nivel të caktuar kriminaliteti që buron nga disa qytetarë që mbajnë pasaportë shqiptare, por edhe në këto kushte niveli i kriminalitetit që po ushtrohet nga këta qytetarë është shumë herë më i ulet nga niveli i kriminalitetit që ushtrohet nga qytetarët e vendeve të tjera anëtare të BE, që jetojnë në Holandë të cilët janë nga pikëpamja numerike më të vegjël sesa Shqipëria.

Pra nuk është se shqiptarët përfaqësojnë një gogol të rrezikshëm për vetë Holandën, dhe këtë e dinë edhe politikanët holandezë dhe besoj që edhe në vendimin e tyre të ardhshëm do të reflektohet ky fakt.”

- Advertisement -

TE FUNDIT