13.5 C
Tirana

‘Lufta me Turqinë’ për Kalanë e Shkodrës

VENDI

Monumenti i kulturës, i njohur për katolikët si Kisha e Shën Shtjefnit dhe për myslimanët si Xhamia e Sulltan Mehmetit, prej vitesh ka nxitur debat mes të krishterëve dhe besimtarëve myslimanë në qytetin verior,
për shkak se objekti ka shërbyer si kishë për disa shekuj, e më pas me rënien e Shkodrës 500 vite më parë, si xhami sipas autorëve Theodor Ippen te “Shqipëria e vjetër”, Kostandin Jireçek te “Historia e Serbëve” dhe Aleksandër Meksi te “Arkitektura e kishave të Shqipërisë” VII-XV.
E njëjta gjë, ndodhi edhe në Stamboll me Shën Sofinë, e cila u kthye në vitin 1453 nga Mehmet Pushtuesi në Xhami.
“Si pasojë e traktatit të paqes të datës 26 janar 1479, Shkodra iu dorëzua turqve, pasi këta të fundit e kishin mbajtur kështjellën 10 muaj të rrethuar pa mundur ta pushtonin”, shkruhet në librin e Meksit.
Çdo datë 26 dhjetor- ditën e Shën Shtjefnit, në rrënojat e këtij objekti, Famullia e Shën Shtjefnit në Shkodër prej 10 vitesh mban meshë.
“Debati” herë në heshtje e herë me prononcime, mes komuniteteve fetare, nisi vite më parë, kur një ambasadë e huaj dha një fond të konsiderueshëm për restaurimin e objektit si kishë, çka u kundërshtua nga komuniteti mysliman.
Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari, ka deklaruar se objekti është trashëgimi shpirtërore e myslimanëve dhe se mesha e mbajtur në të është provokim.
 

- Advertisement -

TE FUNDIT