13.5 C
Tirana

Lajm i mirë/ Hiqet tatimi 15% për dhurimin e pronave brenda familjarëve

VENDI

Nga janari I vitit të ardhshëm cdo dhurim trashëgimie për banesë apo truall brenda familjes nuk do të paguajë më tatim 15 %.

Propozimi I deputetes së mazhorancës Evis Kushi gjeti miratimin e komisionit  të ekonomisë

Ai parashikon që përjashtimi të bëhet vetëm për dhurimet mes bashkeshortëve dhe fëmijeve, për një banesë apo një tokë të vetme.

Minsitria e Financave tha se procesi I rivleresimit që hapet gjatë viti të ardhshëm është një masë lehtësuese në këtë drejtim, por pranoi që të mos ketë kufizime pavaresisht vlerës së pasurisë.

Ky është një ndryshim ligjor pozitiv pasi shumë familje nuk e kryenin dhurime trashëgime brenda familjes vetëm për shkak të tatimit të lartë që duhet të paguanin.

- Advertisement -

TE FUNDIT