Emërimin e tij si Ministër Shteti për Rindërtimin, Arben Ahmetaj e mori përmes një telefonate teksa po drejtonte diskutimet për buxhetin në komisionin e ekonomisë.
Nevoja për një ministër të posaçëm shteti për rindërtimin vjen pas shkatërrimit që la pas tërmeti i 26 nëntorit
Detyra e Arben Ahmetaj do të jetë menaxhimi i fondeve që do të përdoren për rindërtimin e zonave të prekura nga goditja sizmike.
Njoftimin e bëri kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.
EDI RAMA
KRYEMINISTËR I SHQIPËRISË
Programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave,ku një ministër i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program,të ndjekë orë e minutë zbatimin e Programit
Dekretimi i propozimit të kryeministrit është pranuar pa asnjë hezitim nga Presidenti i Republikës Ilir Meta
TEDI BLUSHI
ZËDHËNËS I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS
Asnjë sekondë vonesë për dekretimin e ministrit të ri të Shtetit për Rindërtimin.
Emërimi i Arben Ahmetaj si Ministër Shteti për Rindërtim, vjen pasi ky i fundit ishte Kryetari i Komitetit Kombëtar të Rindërtimit dhe si detyrë kishte menaxhimin e gjithë ndihmave financiare. Detyrë të cilën tani do ta ushtrojë në postin e ministrit.
Pasojat shkatërrimtare të goditjes sizmike duket se kanw sheshuar, të paktën përkohësisht, përplasjet mes Edi Ramës dhe Ilir Metës.
Pas më shumë se një viti, kjo është hera e parë që Kreu i Shtetit, i thotë po dekretimit të një ministri pas përplasjes se forte mes qeverise dhe kreut te shtetit ne dy raste të ndryshimeve: për zvarritjen e dekretimit të Sandër Lleshaj në postin e ministrit të Brendshëm, nëntorin e kaluar dhe refuzimit të Ilir Metës për të dekretuar Gent Cakaj në postin e Ministrit të Jashtëm.