10.5 C
Tirana

Kush është deputeti i parë shqiptar në Parlamentin e Hamburgut. Ja çfarë premton ai.

VENDI

Sami Musa ka kandidaur në listën e Partisë Socialdemokrate e cila në zgjedhjet e ditës së dielë 23 shkurt ka fituar më shmë se 39 perqind të votave dhe ka zënë vendin e parë në këtë qytet. Në këtë mënyrë SPD do të mbetet në pushtet ndonëse ka shënuar një rënie te votave prej më shumë se 6 perqind.

Por partineri i deritanishëm i SPD në koalicion ekologjistët kanë dyfishuar numrin e votave dhe në këtë mënyre sipas të gjitha gjasave jo vetëm që do të vazhdojnë qeverisjen e përbashkët por do të forcojnë pushtetin. Pjesë e pushtetit do të jetë pra edhe deputeti i ri me origjinë nga Kosova Sami Musa. Babai i tij Xhelil Musa është me origjinë nga Pozharani i Vitisë ndërsa nëna me origjinë nga Austria.

Musa deputeti i parë shqiptar. Lajmin për fitoren e Sami Musës e ka konfirmuar qysh ditën e djeshme për Deutsche Wellen babai i tij Xhelil Musa një afarist i kahershëm në Hamburg. Më vonë të gjithë zgjedhësit ka falënderuar edhe vet Sami Musa i cili premton realizimin e objektivave të premtuara gjatë fushatës elektrorale.

Po i kam fituar 3661 vota dhe besoj se jam brenda në parlamentin e Hamburgut konfirmon Sami Musa. Deputeti i ri i Hamburgut ka falënderuar të gjithë ndihmësit dhe zgjedhësit me fjalët se votuesit janë angazhuar për demokraci ndësa ai premton se do të angazhohet me të gjitha mjetet për realizimin e premtimeve dhe vlerave demokratike.

Unë nuk dua të pres që vetëm të tjerët të punojnë për mua dhe për ne por dua të jap kontributin tim që gjërat ti ndryshojë së bashku thotë Sami Musa. Lajmin se Sami Musa do të jetë pjesë e parlamentit të Hamburgut e kanë botuar publikuar ndërkohë jo vetëm familja e tij por edhe mediat gjermane.

- Advertisement -

TE FUNDIT