10.5 C
Tirana

Kush e ka rradhën pas Sali Berishës?! Ish-zyrtarja e LSI-së zbulon emrin që do e pësojë pas tij

VENDI

Ish-zyrtarja e LSI-së, Brisida Gjikondi ishte sot e ftuar në emisionin “Breaking” ku foli rreth shpalljes non-grata të Sali Berishës nga SHBA-ja.

Ajo tha se Departamenti Amerikan i Shtetit e ka bërë të qartë vendimin e tyre që është i pakthyeshëm por theksoi se pas Berishës është dikush tjetër që do ta pësojë.

Rradhën për tu shpallur non-grata e për rrjedhojë të largohet nga politika e ka presidenti Ilir Meta, për të cilin mazhoranca është duke marrë masat për largimin e tij nga pushteti.

“Mendoj se numri i dytë është Meta, ata kanë qenë dy faktorët më destabilizues. Vendimi i DASH, mesazh për politikën. Amerika nuk merret me liderët në pushtet, shkarkimi i Metës do të jetë i përshpejtuar”, tha Gjikondi.

- Advertisement -

TE FUNDIT