13.5 C
Tirana

Irritohet Ardit Gjebrea dhe bën reagimin e ashpër: “Këta janë të sëmurë mendorë”, çfarë ka ndodhur?

VENDI

Shqipëria këtë vit përfaqësohet në Eurovision nga Anxhela Peristeri e cila do të performonte në gjysmëfinalen e dytë. Në intervistat e dhëna ajo nuk ka ngurruar të bëjë simbolin e shqiponjës dykrenare por duke irrituar nga ana tjetër serbët.

Një tabloid serb ka reaguar kundrejt kësaj ngjarjeje duke shkruar plot vrerë për përfaqësuesen shqiptare se ajo provokoi me këtë gjest të turpshëm para gazetarëve të huaj.

Rreth këtij shkrimi ka reaguar edhe moderatori Ardit Gjebrea i cili e cilëson ata si të sëmurë mendorë. Ai ka publikuar si foto artikullin në story-n e tij në Instagram dhe ka shkruar: “Përfundimisht, këta janë të sëmurë mendorë”.

- Advertisement -

TE FUNDIT