17.5 C
Tirana

Kush do e prezantojë “Big Brother VIP”? Zbulohet emri i moderatores, një nga më të komentuarat në Shqipëri

VENDI

Së shpejti nis “Big Brother VIP” në Shqipëri.

 

Ndërkohë që kur doli ky lajm, një nga pyetjet që bëhet më shumë është se kush do ta prezantojë programin.

 

Sipas “Panoramës”, Luana Vjollca ia ka “rrëmbyer” këtë format Arbana Osmanit.

 

“Big Brother VIP” do i besohet moderatores bjonde e cila ka drejtuar disa nga spektaklet më të rëndësishme në “Top Channel”.

 

Para pak ditësh Luana u shfaq në rrjete sociale me trashëgimtaren e “Top Channel”, Lori Hoxha, si për të treguar se një projekt i madh do të vijë së shpejti. Po ashtu para pak kohësh, Vjollca publikoi një foto të saj ku shkroi “Luana po të vëzhgon” (si motoja e spektaklit të famshëm) dhe kjo mund të ketë qenë një shenjë se ajo do të marrë timonin e “Big Brother VIP”.

- Advertisement -

TE FUNDIT