12.5 C
Tirana

Kurtit flet për herë të parë për bashkëshorten e tij.

VENDI

Kurti është i martuar me norvegjezen Rita Knudsen Augestad me të cilën kanë një vajzë 5 vjeçare Lea. Albin Kurti dhe Rita e kishin kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë në mars të 2014.

Ata u betuan përpara njëri tjetrit në Komunën e Prishtinës nga Shpend Ahmeti. Kurti nuk flet shumë për gruan e tij në media por gjatë një emisioni në njërën nga mediat ai kishte treguar se me Ritën është njohur në kryeqytetin e Kosovës.

Mendoj se jeta është pak misterioze dhe nuk dihet se ku të përplasin dallgët. Unë gruan time e njoha në Prishtinë. Unë jam i lumtur me atë që ka ndodhur.

Unë nuk shoh barriera për faktin se ajo është e huaj. Nuk kemi shef në familje por kemi një lloj bashkëqeverisje është rrëfyer ai duke dhënë edhe pak elemente e si e rrisin vajzën e tyre Lea.

Vajzës i flas shqip. Por ajo e di edhe gjuhën norvegjeze. Në fillim kemi pasur probleme pasi që me gruan komunikoj në gjuhën angleze dhe kjo ka bërë që hutohet vajza ime. Tani ajo e di gjuhën shqipe më mirë se sa unë gjuhën norvegjeze.

- Advertisement -

TE FUNDIT