15.5 C
Tirana

Kriza e COVID/ Bushati flet për një grup të ngushtë që përfitojnë tenderat

VENDI

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka thënë se një grup i ngushtë përfituesish tenderash në Shqipëri duhet të kontrbuojnë më shumë në këtë situatë që ndodhemi.

Në një intervistë televizive ku po fliste rreth situatës së pandemisë, Bushati tha se edhe në këtë situatë krize ne shikojmë 10-15 bizensmenë që kanë marrë tendera dhe sipas tij ata do të duhet të kontribuojnë më shumë.

“Ekonomia jonë është e brishtë. Jo të gjithë aktorët patjetër nuk do jenë të kënaqur. Jemi në një situatë krize. Prapë ne shikojmë 10-15 biznesmenë që kanë marrë tendera, ndërsa ka biznese të tjera që thjesht fitojnë lekët e përditshme. Duhen parë ato kompani të mëdha që duhet të kontribuonin. Unë nuk dua t’ju them oligarkë, por fakt është se një grup i ngushtë përfituesish që operojnë në Shqipëri, do të ishte e udhës që të kontribuonin”, tha Bushati.

Ai shtoi më tej se biznesi nuk duhet stigamtizuar dhe se duhet ndihmuar më tej.

“Ne duhet të bëjmë gjëra që janë ekonomikisht të arsyeshme. Buxheti i shtetit është shumatore e kontributeve të qytetarëve dhe të bizneseve. Duhet te jete edhe korrekte politikisht, e moralisht e drejtë. Paga është drejtpërdrejtë te ata persona që ndjejnë përditë pasojat e Covid-19. Unë besoj se fokusi duhet të jetë tek shumica e biznesve në vend. Duhet ta thellojmë këtë politikë, sepse ka tendencë për të stigmatizuar biznesin. Biznesi duhet mbështetur e biznesi duhet ta kuptojë se pas pandemisë, bota do të jetë ndryshe”, tha ai.

Sa i përket pandemisë dhe çështjes së testimeve, ish-ministri i Jashtëm tha se ka një konsensus në të gjithë vendet që ka nevojë më shumë testime dhe masa për të gjurmuar pandeminë.

“Unë nuk jam as analist dhe as gjitholog që të flas për këtë çështje, por nga sa kam ndjekur nga ekspertët që kanë folur për këtë çështje, askush nuk e vë në dyshim që duhen më shumë testime, duhen më shumë masa për të gjurmuar pandeminë. Presidenti francez i foli popullit të vet për një Francë të papërgatitur për përmasat që kishte kjo pandemi. Deri vonë kishte debat në Itali, ku specialistët ishin të ndarë nëse duhen teste. Edhe nëse ne nuk kemi shkencën më mirë se vendet në Perëndim, jam ndjerë mirë sepse shqiptarët kanë dhënë kontributin e tyre, edhe ata në diasporë”, tha Bushati. /

- Advertisement -

TE FUNDIT