17.5 C
Tirana

I vihet flaka tyrbes në Teqenë e Turanit në Tepelenë

VENDI

Tyrbja dhe Mezari i Baba Joniz Gjiritit në fshatin Krahës në Tepelenë është tentuar të digjet nga disa persona ende të paindetifikuar.

Sulmi ndaj objektit të kultit është konfirmuar nga Dervish Mikeli, personi që shërben në Teqenë e Turanit. Sipas tij ky veprim ka për qëllim prishjen e harmonisë fetare.

Në reagimin e tij ai thotë se djegia e këtij objekti kulti fsheh një sërë problematikash si “prishja e harmonisë, dhunimi i të drejtës, urrejtje e objekteve të kultit, radikalizëm, prishje e objektit të vendprehjes, cënim banese etj“.

Reagimi i plotë i Dervish Mikelit

E drejta jote e ka kufirin aty ku shkelet kufiri i të drejtes time.Dje në datë 17,4,2020 ,disa injorantë që nuk kanë fe tentuan të digjnin Tyrben dhe Mezarin e Baba Jonuz Gjiritit në fshatin Krahës të Tepelenës .I bëjmë thirrje institucioneve të shtetit të vënë dorë e të hetojnë për këtë ngjarje e cila është në dëm të komunitetit dhe prishjes së harmonisë ,një vlerë kjo e rrallë dhe shembull për mbarë botën .Kjo ngjarje sipas mendimit tim nuk ka të bëjë thjesht me djegjen e këtij objekti kulti por fsheh në brendësinë e saj një sërë problemesh të dëmshme të cilat jane si më poshtë : Prishja e harmonisë, Dhunimi i të drejtës Urrejtje e objekteve të kultit, Radikalizëm, Prishje e objektit të vendprehjes, Cënim banese etj.

Zoti në Kuranin Famëlartë thotë : Në Fe nuk ka dhunë ,është e ndarë e vërteta nga e pa vërteta. Ata që në emër të ”Zotit” dhunojnë ,djegin, vrasin e terrorizojnë nuk kanë vend në Mëshirën e Krijuesit të gjithësisë .Profeti Muhamed, Paqja e Zotit qoftë mbi të ka thënë : Një fetar i prishur, prish një mijë të tjerë, pranë këtyre mos rrini se prishet bota .Zot mbaju dorën të prishurve që nuk dinë të ndreqin. /Opinion.al

- Advertisement -

TE FUNDIT