15.5 C
Tirana

‘Koronavirusi doli nga laboratori në Wuhan’, Pompeo ‘shtang’ të gjithë: Ka dëshmi të shumta

VENDI

SHBA nuk ndal akuzat ndaj Kinës, e madje duke e bërë si përgjegjësen e vetme të COVID-19. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, është shprehur i vendosur se ka dëshmi mjaftueshëm që tregojnë se COVID-19 doli nga laboratori në Wuhan.

Në një intervistë për “Abcnews.go.co”, ai bëri të qartë se kjo nuk është hera e parë që bota ka qenë e ekspozuar ndaj viruseve, si rezultat i gabimit në një laborator kinez. Madje Pompeo kërkoi nga ana e ekspertëve, që të vërtetojnë këtë gjë.

“Ka dëshmi të shumta që aty ka nisur. Ne e kemi thënë nga fillimi, që ky ishte një virus me origjinë në Wuhan të Kinës. Ndaj nesh pati mëri. Por mendoj se e gjithë bota mund ta shikojë këtë tani.

Të mos harrojmë që Kina ka një histori të infektimit të botës, dhe ata më parë kanë operuar në laboratorë ku nuk kishte standarde. Kjo nuk është hera e parë që bota ka qenë e ekspozuar ndaj viruseve, si rezultat i gabimit në një laborator kinez.

Ekspertët duhet që ta vërtetojnë këtë gjë, që ne të jemi të sigurt. Por mund t’ju them që ka shumë dëshmi që e gjithë kjo ka ardhur nga laboratori në Wuhan.

Ekspertët më të mirë e mendojë këtë. Nuk kam arsye të mendoj të kundërtën“, tha Pompeo.

- Advertisement -

TE FUNDIT