7.5 C
Tirana

Dalin detajet e para për 26-vjeçarin që u hodh nga konvikti

VENDI

Pasditen e sotme një 26-vjeçar nga Gjilani ka kërcyer nga kati I pestë I njëri prej konvikteve të Qendrës së Studentëve në Prishtinë. Shefi i Emergjencës, Gëzim Mustafa, ka dhënë detaje për Express lidhur me rastin në fjalë

Mustafa tha se 26-vjeçari ka shkuar në QKUK me fraktura të rênda në bazën e kokës.

“Rreth orës 17:45 e kemi konfirmuar vdêkjên. Vîktîma është nga Gjilani. Ka ardhur Me shenja të rënda në bazën e kokës. Ka pasur gjakdêrdhje të brendshme dhe lëndime vdêkjêprurëse”, ka thënë Mustafa.

Ndërkohë, lajmin se një person ka kërcyer nga njëri prej konvikteve në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Me datë 03.05.2020, rreth orës 17:20, ekipet e emergjencës dhe Policia kanë shkuar te Qendra e Studenteve dhe një person është përcjell me autoambulance në drejtim të Klinikes Emergjente. Njësitet e policisë dhe forenzika kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas procedurave hetimore do të sqarohen rrethanat tjera”, ka thënë për Express Daut Hoxha, zëdhënës i policisë./Express/

- Advertisement -

TE FUNDIT