17.5 C
Tirana

Kjo është shqiptarja që fitoi zgjedhjet për prokurore në SHBA.

VENDI

Bude Biberaj i përket familjes së mirënjohur patriotike dhe antikomuniste shqiptaro amerikane Biberaj nga Tropoja. Budja është një prej 8 fëmijve të Hysen e Aishe Biberaj, një familje e ngushtë dhe e madhe, të cilës ajo i përket me 19 nipa e mbesa dhe me 16 stërnipa dhe stërmbesa, pasardhës të brezave të kaluar të familjes Biberaj. Familja Biberaj me banim në qarqet administrative Fairfax dhe Loudon të shtetit Virxhinia, afër Washingtonit është e njohur tanimë për gjurmët pozitive dhe arritjet e shumta të anëtarëve të saj në fusha të ndryshme. Jo vetëm në komunitetin shqiptaro amerikan por edhe në jetën e përditshme amerikane, në përgjithësi, sidomos në fushën e biznesit, politikës, gazetarisë dhe tani edhe drejtësisë.

E rritur dhe e edukuar në një frymë familjare përgjegjësie për vetveten dhe për të ndihmuar të tjerët në nevojë, të shtypurit dhe të anashkaluarit e shoqërisë Budja ka zgjedhur profesionin e avokates dhe gjyqtares, pra drejtësinë të cilës Budja ia ka kushtuar gjithë jetën dhe veprimtarinë e saj, fushën në të cilën ajo shpreson dhe është e gatëshme të kontribojë edhe më shumë në vitet e ardhëshme, duke shpresuar në fitoren e saj javën që vjen. Shumë e njohur si avokate dhe gjyqtare me një përvojë prej më shumë se 25 vitesh në zonën e shtetit Virginia ku jeton.

- Advertisement -

TE FUNDIT