21.5 C
Tirana

Kjo është maska më efikase kundra plakjes me përbërës natyralë.

VENDI

Aloe Vera është një nga bimët më efikase për trajtimet anti-plakje, për fytyrën dhe qafën, jo rastësisht produktet kozmetike me përmbajtjen e kësaj bime kanë një kosto jo pak të vogël. Por nëse në shtëpi rrisni vetë bimë Aloe Vera, atëherë mund të përgatisni një maskë me kosto zero. Lexoni udhëzimet hap pas hapi. Merrni një gjethe Aloe Vera nga fundi i bimës.

Kujdesuni që bima të jetë të paktën 5 vjeçare. Priteni gjethen për së gjati duke i marrë tulin me lugë. Ky xhel është një eliksir i vërteë bukurie, anti plakje, rifreskuese dhe qetësuese. Përhapeni xhelin në zonën e fytyrës, të qfës, dekolte e duar duke e tamponuar me gishta si të ishte një krem normal. Lëreni të pushojë për të paktën gjysmë ore, duke lënë jashtë kësaj, zonën e syve.

- Advertisement -

TE FUNDIT