12.5 C
Tirana

Kjo është kura që ka lënë të gjitha gratë pa fjalë.

VENDI

Vaji i ullirit është një eliksir shumë i rëndësishëm për shëndetin e njeriut. Përveç përdorimit në kuzhinë për pasurimin e gatimeve të ndryshme apo vlerave të jashtëzakonshme për organizmin.

Vaji i ullirit është një aleat i lëkurës dhe paraqitjes së jashtme të njeriut. Gratë e zonës së Mesdheut e kanë përdorur vajin e ullirit për të pastruar dhe ushqyer lëkurën e tyre prej mijëra vitesh.

Një nga perëndeshat e bukurisë që e përdor vajin e ullirit për lëkurën e fytyrës çdo ditë është Sofia Loren. Vaji i ullirit me kripë për pastrimin e lëkurës vaji i ullirit e zbut dhe ushqen lëkurën në mënyrë natyrale.

Ai është veçanërisht i rekomandueshëm për lëkurat e thata. Për një solucion pastrues të mirë përzieni gjysmë filxhani çaji me vaj ulliri me një lugë gjelle me kripë deti të bluar imët.

Këtë solucion mund ta përdorni jo vetëm në fytyrë por në të gjithë trupin.Për një aplikim më ushqyes përzieni një çerek filxhani me sheqer një lugë gjelle me lëng aloe vera dhe vaj ulliri.

Përziejini mirë dhe pastën vendoseni në lëkurë fërkojeni mirë dhe shpëlajeni me ujë të bollshëm.

- Advertisement -

TE FUNDIT