18.5 C
Tirana

Keni dëgjuar për çajin e karafilave?! Vlera të dobishme për shëndetin.

VENDI

Lulja e karafilit mund të konsumohet si çaj kundër stresit dhe nervozizmit. Lulja thahet dhe më pas pihet si çaj, që funksionon edhe kundër depresionit dhe lodhjes.

Në Evropë, çaji i lules së karafilit përdoret jo vetëm kundër nervozizmit por edhe disa problemeve të zemrës dhe të përzierave të shkaktuara nga udhëtimi në det.

Nëse përdorni vajin esencial në lëkurë, ajo do të jetë më e butë dhe e gjallëruar ndërsa aroma do të ketë një efekt të ndjeshëm qetësues.

Kundër inflamacionit. Karafili mund të largojë inflamacionin dhe të rikthejë ekuilibrat hormonalë tek gratë.

Çaji i karafilit është përdorur jo vetëm kundër inflamacionit por edhe kundër pagjumësisë. Ky çaj funksionon edhe kundër konstipacionit.

Për lëkurën. Vaji i lules së karafilit ofron përfitime terapeutike për lëkurën dhe e zbut atë. Shumë gra e përdorin këtë vaj jo vetëm kundër rrudhave, por edhe ekzemës.

Karafili si diuretik. Qytetërimet e lashta të botës kanë përdorur karafilin si tonik. Kjo arrihet duke zier petalet e lules në ujë dhe më pas duke e konsumuar me nga një lugë gjelle kundër bllokimeve të rrugëve të frymëmarrjes.

Çaji i karafilit përmirëson qarkullimin e gjakut dhe forcon metabolizmin. Ai pastron trupin nga toksinat por megjithatë nuk rekomandohet për gratë shtatzënë.

Si ta përgatisni çajin e karafilit? Për çaj mund të përdorni 5 lule karafili të thara në diell në 500 ml ujë të ngrohtë. Ziejini së bashku për 2 deri ne 4 minuta dhe konsumojeni me mjaltë.

- Advertisement -

TE FUNDIT