27.5 C
Tirana

Këngëtari Muharrem Ahmeti në gjëndje të rëndë

VENDI

Spekulimet në rrjetet sociale ne lidhje me ndarjen nga jeta të këngëtarit Muharrem Ahmeti janë hedhur poshte nga miqtë e tij.
Në reagimet e tyre ata pranojnë faktin se kengetari i muzikes popullore dhe rrymes tallava ndodhet në gjëndje kritike dhe i kërkojne fansave të tij që të luten për shendetin e Ahmetit.


Dyshohet se ai ka pesuar nje atak kardiak por kjo gje nuk eshte konfirmuar as nga miqte e kengetarit.
“Përshëndetje të gjithëve shok, koleg të vëllait tonë, Muharrem Ahmeti është e pamundur ti përgjigjem çdo njeriu prej jush kam mbi 700 telefonata.

Vërtetë ka kaluar një gjëndje të rëndë shëndetësore por është gjallë i lutem të gjithëve atyre shok që postojnë (Fake info) gjera jo të vërteta t’i fshin sepse nuk janë të vërteta. Vëllai jonë ka nevojë për lutjet tona që gjendja e tij të bëhet me mirë. Me respekt Kristi 🙏🏼❤!


Ai është nje këngëtar që falë bashkëpunimeve me disa artiste të tjerë numëron milion klikime të këngëve në Yotube.

- Advertisement -

TE FUNDIT