15.5 C
Tirana

“Jo nuk do të vete”, provokon imami Kalaja: Myslimanëve ju ndalohet paganizmi

VENDI

Mijëra pelegrinë i janë drejtuar Kishës së Shna Ndout në Laç mbrëmjen e kaluar si edhe ditën e sotme në shenjë sakrifice, lutjeje por edhe falenderimi.

Nërkohë Imami Ahmed Kalaja kan bërë një deklerate e cila mund të ngjall mjaft polemika duke thënë se një myslimani nuk i lejohet të marrë pjesë në të tilla rituale pasi sipas tij, kjo I ngjan një akti paganizmi.

“Jo nuk do të shkoj sepse jam musliman edhe muslimanit i ndalohet çdo lloj akti paganizmi edhe nëse ky akt paganizmi do të ushtrohej në xhamia duke e

filluar nga këtu brenda llojit tonë, apo nëpër teqe apo objekte kulti brenda nesh, e jo më kur bëhet fjalë që të kryhet paganizem apo besytni në fetë e tjera apo besimet e tjera”, shkruan Kalaja.

Reagimi i plotë:

Jo jo nuk do vete!!!!!

Atehere kur mediat mbajne “drejtesi” “barazi” “vllazeri” “tolerance” ne raport me fete edhe besimet duke propaganduar haptaz edhe qarte nuk e di a ka pasur ftesa te tilla per agjerim per falje xhumaje per nate kadri te modelit;

A do falesh edhe ti?

A do agjerosh edhe ti?

A do festosh bajram edhe ti?

A do agjerosh ashura edhe arafat edhe ti?

A do shkosh ne Qabe edhe ti?

A do behesh synet edhe ti?

Nejse une do pergjigjem; Jo nuk do te shkoj sepse jam musliman edhe muslimanit i ndalohet çdo lloj akti paganizmi edhe nese ky akt paganizmi do te ushtrohej ne xhamia duke e filluar nga ketu brenda llojit tone, apo neper teqe apo objekte kulti brenda nesh, e jo me kur behet fjale qe te kryhet paganizem apo besytni ne fete e tjera apo besimet e tjera.

Muslimani qe lexon çdo dite El Fatihane edhe Kulhuëallane edhe El Kafirune nuk mund ta beje as nuk i lejohet kjo pune, pasi perben akt te rende proçedurial qe ka te beje me deklaraten e deshmise se aderimit ne Islam, Shehadeh ose Kelimei Teuhid, Teorema e Njehesimit.

Allahu Fuqiplotë udhezoji se nuk dijne se çbejne, muslimanet ne radhe te pare po edhe mediat e parazlarguara nga propagandimi edhe ftesa ne fe e te tjereve!
Amin!

(F.GJ/FAXWEB.AL)

- Advertisement -

TE FUNDIT