22.5 C
Tirana

Ja si të bëni një rimel në shtëpi shumë thjesht.

VENDI

Përdorimi i rimelit daton që në Egjiptin e lashte pra është shumë i vjetër. Bëhet fjalë për një dëshirë të përjetshme femërore për të theksuar qerpikët dhe për ta bërë më zhbirilues shikimin. Para se të mësoni se si të përgatisni vetë një rimel është e rëndësishme të dini që zgjedhja e këtij produkti është themelore për shëndetin e syve.

Për të përgatitur një maskara në shtëpi duhet të përdorni vaj aloe vera dhe karbon aktiv që gjendet në erboristeri ose farmaci. Metoda është e thjeshtë. Vendosni në një tas rreth gjysmë kapsule karbon aktiv dhe gjysmë lugë kafeje aloe vera. Pasi të keni përzier mirë përbërësit aplikojeni rimelin në qerpikë me një furçë për rimel.

Është mirë që të mos i lëvizni qerpikët për pak në mënyrë që të mos njollosni sytë. Zakonisht këto rimeleve të bëra në shtëpi ruhen në frigorifer në një enë hermetike.

- Advertisement -

TE FUNDIT