12.5 C
Tirana

Ja si i shpërbleu shteti shqiptar ekipet e huaja të shpëtimit.

VENDI

Pavarësisht dilemave që tha se kishte ai dhe stafi i tij, Kryeministri Edi Rama e ka zhvilluar takimin e fundvitit me ambasadorët e huaj të akredituar në Tiranë.

Por kësaj here jo si një takim festiv, por falenderimi për të gjithë përfaqësuesit e vendeve që iu gjenden pranë Shqipërisë pas tërmetit të 26 Nëntorit.

E si një mënyrë për ti falenderuar Kryeministri kishte menduar nderimin me medaljen e artë për vlerësim profesional, për të gjitha ekipet e kërkim shpëtimit që asistuan në Shqipëri pas 26 Nëntorit, e cila jepet për herë të parë dhe që iu dorëzua ambasadorëve të vendeve të tyre.

Për Ramën veç dramacitetit që solli goditja sizmike që la pas 51 vik tima 2 javët që e pasuan shënuan një histori solidariteti për gjithë rajonin e BE, pavarësisht tërmetit që kjo e fundit shkaktoi në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut pas vendimit për të mos çelur negociatat.

Pasi i njohu ambasadoret me planin e rindërtimit, Kryeministri shqiptar u bëri të ditur se tani solidariteti duhet të pasohet nga një mbështetje financiare nga vendet e tyre, mbështetje pa të cilën ai thotë se nuk mund të përballohen kostot e larta të tërmetit.

Qeveria ka vendosur një shumë prej 20 miliardë lekësh për planin e rindërtimit dhe Kryeministri deklaron se kanë vendosur që të mos i rëndojnë shqiptarët me asnjë taksë shtesë për ta përballuar këtë kosto.

Ndaj është e nevojshme mbështetja financiare që do të vijë mesa duket nga Konferenca e Donatorëve, e cila mendohet se do të zhvillohet në Shkurt, me iniciativën e presidentit francez.

- Advertisement -

TE FUNDIT