14.5 C
Tirana

Ja sa shpesh duhet ta ndryshoni furçën e dhëmbëve.

VENDI

Kur është hera e fundit që keni marrë një furçë të re dhëmbësh? Sipas disa të dhënave 42 perqind e njerëzve nuk e ndryshojnë furçën e dhëmbëve aq shpesh sa duhet. Por ekspertët janë shprehur se mund tju krijojë probleme për gojën tuaj. Sipas Inna Chern, një dentiste në New York, furça e dhëmbëve tuaj duhet të ndryshohet çdo 3 deri në 4 muaj në mënyrë që të shmangeni prishjen e dhëmbit, dëmtimin e smaltit apo mbingarkesën e baktereve.

Një nga problemet më të zakonshme që mund të vijë nga përdorimi i një furçe dhëmbësh të vjetër është një aromë e keqe. Kur nuk e ndryshoni furçën tuaj në kohën e rekomanduar, mishi mund të fryhet. Furça mund të bëhet më pak efektive në heqjen e mbeturinave të ushqimit rreth dhëmbëve, ka thënë dentistja.

Dentistja rekomandon të ndryshohet furça pas një sëmundjeje të kohëve të fundit, që mund të jetë një e ftohtë, grip ose infeksion bakterial, për të shmangur rikthimin dhe infektimin e furcës. Sipas saj sugjerohet të blini furça të shumta dhëmbësh në të njëjtën kohë. Në këtë mënyrë, kur është koha për të ndryshuar furçën e dhëmbëve, ju tashmë keni një grumbull të tyre në shtëpi.

- Advertisement -

TE FUNDIT