15.5 C
Tirana

Ja kur hyn në fuqi sistemi i ri për emigrantët që duan të punojnë në Angli.

VENDI

Britania e Madhe pas Brexitit po synon të vendos një sistem të ri në lidhje me emigracionin. Sipas këtij sistemi punëtorët që kanë një kualifikim të ulët do të mbahen larg duke favorizuar personat e kualifikuar.

Pikët që do të jepen për të marrë një vizë pune për në Angli do të bazohen në aftësinë gjuhësore kualifikimet dhe pagat që ato marrin për secilin aplikant. Pragu tani për tani është vendosur në 70 pikë.

Ky prag do të jetë i lehtë për studentët e universiteteve inxhinierët por shumë i vështirë për persona që kanë profesion si banakier kamarier etj.

Zyrtarja e qeverisë Priti Patel tha për BBC se ky sistem i ri do të inkurajojë njerëzit që kanë talente dhe aftësi profesionale në punë.

Ky sistem i ri do të garantojë që në të ardhmen të kemi një ekonomi më të mirë dhe më produktive tha ajo. Pritet që sistemi i ri të hyjë në fuqi më 1 janar 2021.

- Advertisement -

TE FUNDIT