12.5 C
Tirana

Ja çfarë thotë Mozzik për ndarjen nga Loredana.

VENDI

Mozzik ka folur për jetën e tij private dhe ndarjen e shumë përfolur me Loredanën. I ftuar në programin televiziv Shiko Kush Luan, Mozzik është pyetur nga Luana se çfarë po ndodhte mes tij dhe Loredanës. Ai shprehet se Loredana është nëna e fëmijës tim. Gjatë lojës atij i ra pyetja e numrit të të dashurave serioze që ka patur.

Numri i të dashurave serioze që kam pasur, e dinë edhe njerëzit ka qenë një, përndryshe nana e vajzës tem”, është shprehur Mozzik duke nënkuptuar Loredanën. Përsëri është ngacmuar në lidhje me Loredanën, ose më saktë këngëtarja ka qenë pjesë e jetës së tij dhe domosdoshmërisht fjala do të shkojë tek ajo.

Në pyetjen se me cilën nga personazhet që ndodheshin në mur kishte patur lidhjen më të fortë të dashurisë, ai përsëri zgjodhi foton e Loredanës. Me këto fjalë këngëtari ka lënë të kuptohet se respekti mes tyre është akoma, por nuk dihet nëse ka ende ndjenjë.

- Advertisement -

TE FUNDIT