13.5 C
Tirana

Ja 16 futbollistët që u stërvitën sot me Vllazninë/ EMRAT

VENDI

Vetëm 16 futbollistë kanë qenë sot të pranishëm në seancën e parë stërvitore të ekipit të Vllaznisë. Drejtuesit e klubit kanë thirrur në apel vetëm lojtarët të cilët janë aktualisht nën kontratë me kuqeblutë.

Shumëkush është kurioz për të mësuar emrat e atyre që janë stërvitur sot dhe listën e tyre e keni më poshtë:

Alen Sherri

Kristi Qarri

Erdenis Gurishta

Dajan Shehi

Samet Ruqi

Brendon Smajli

Serjan Repaj

Elmir Lekaj

Ardit Krymi

Gilman Lika

Herald Marku

Arsid Kruja

Olsi Mali

Silvio Zogaj

Kamelio Palushani

Belajdi Pusi

Ndërkohë nën kontratë janë edhe dy futbollistë të tjerë të cilët kanë munguar sot për arsye personale dhe familjare, pikërisht mbrojtësi Renato Malota dhe mesfushori Sinisha Rajçeviq.

Stërvitja ka nisur me 16 lojtarët e mësipërm megjithatë me siguri që ditët e ardhshme skuadra do të plotësohet edhe me të tjerë duke e kompletuar ashtu si duhet atë.
© shkodrasport.com

- Advertisement -

TE FUNDIT