14.5 C
Tirana

Iu mbyt gruaja dhe e bija në gropën me ujë, Elvis Naçi i jep 1 lajm të mirë familjes.

VENDI

Një ngjarje e rëmdë ndodhi pasditen e 6 tetorit në fshatin Alarup të Pogradecit ku nënë e bijë humbën jetën, pasi u mbytën në një gropë të mbushur me ujë.

Vajza 10 vjeçare Elena Mazelli, ra në gropë ndërsa nëna e saj 35 vjeçare, Liri Mazelli hyri brenda për ta shpëtuar por fatkeqësisht asnjëra prej tyre nuk mundi dot të dalë e gjallë.

Bashkëshorti i Lirisë Jetmiri ka marrë një lajm të madh nga imami dhe bamirësi Elvis Naçi i cili i dorëzoi atij çelësin e banesës së re në Pogradec.

35 vjeçarja që u mbyt së bashku me të bijën la pas bashkëshortin dhe tre fëmijët e tjerë.

Elvisi. Jetmir je bërë babë e nënë, të paktën këtë çelës do hyjmë të futemi pak në gëzim. Pas sprovave të mëdha ka gëzim. Ti mund të shkojë të punoje në Maqedoni apo Greqi por këtë nuk do mund ta bëjë dot.

Jetmiri. Nuk kam fjalë kjo është shtëpi shumë luksoze pas rrënojës sime pashë një shtëpi shumë të saktë. Nuk kam fjalë nga emocionet.

Vajza. Shumë faleminderit që ma realizuat ëndrrën time. Gjithmonë kam dashur një shtëpi të tillë.

Elvisi. Do të shikojmë mundësinë për të lidhur edhe një pension. Princeshat të jenë sa më rehat dhe me kushte shumë të mira. Ne na ke gjithmonë pranë. Tani tek ju të mbretërojë paqja dhe vajzat të bëhen bamirëse.

- Advertisement -

TE FUNDIT