14.5 C
Tirana

Italia mbështet hapjen e negociatave, qeveria të propozojë platformë për dialog me opozitën

VENDI

Kryeministri italian Giuseppe Conten, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin edi Rama është shprrehur se Italia do të mbështesë hapjen e negociatave për Shqipërinë.
 

Ndës të tjera në fjalën e tij Conte është shprehur se rruga e integrimit të Shqipësisë dhe e Ballkanit Perëndimor në BE, ka një rëndësi të veccantë në zhvillimin e të gjithë rajonit në tërësi.

 
Sipas kryeministrit, Italia të en jten dhe të premtet do të lobojë dhe do të jetë në mbështetje të vendimit për hapjen e negociatave me Shqipërinë.
 

“Italia e mbështet çeljen e negociatave për Shqipërinë, të enjten dhe te premten do ta mbështesë dhe do ta përkrahë me forcë këtëvendim. Celja e negociatave është një rrugëtim i mirë i Shqipërisë drejtë së ardhmes, përfshirja e Ballkanit Perëndimor, në BE ka një rëndësi të veccantë për të gjithë rajonin. Unë gjendem këtu, pasi pikërisht sot po diskutohet kjo mundësi edhe në Këshillin evropian.

Shqipëria është në një fazë mjaft të rëndësishme për plotësimin e reformave që kërkojnë njëmbështetje të veccantë, kjo është një shtyse më shumë për të ecuar më shumë në këtë rrugëtim.”
 

Gjithahstu në fjalën e tij shefi i qeverisë italiane ka komentuar dhe krizën politike në të cilën gjendet Shqipëria ku ka theksuar se ëhstë e rëndësishme që mazhoranca të propozojë një platformë për përfshirjen në dialog pa kushte me opozitën.
 

“Zgjidhja e krizës politike do të bëjë me një sinjal pozitiv për të ardhmen e vendit. Mazhoranca dhe opozita kan ërëndësi që ta zgjidhin këtë krizë, dhe mazhoranca duhet të propozojë një platformë për zgjidhjen e kësaj krize përmes dialogut pa kushte, për këtë do të bisedoj dhe në takimet e radhës pasi ka një rëndësi të madhe për të ardhmen e vendit. “

- Advertisement -

TE FUNDIT