24.5 C
Tirana

I vdiq gruaja 5 ditë pas martesës mes lotësh Olsi Hajdari rrëfen ditët e vështira.

VENDI

Tre javë më parë në fshatin Xhyrë në Librazhd Rezarta Hajdari u gjet e pajétë në dhomën e gjumit. Rezarta Hajdari e sapomartuar kishte shkuar që të flinte si çdo natë bashkë me bashkëshortin e saj 27 vjeçar Olsin.

Për të ngrohur ambientin çifti kishte zgjedhur që të përdorte një mangallë me prúsh. Sot teksa ishte i ftuar në Top Channel mes lótësh Olsi rrëfeu se e donte shume bashkëshorten e tij.

I pyetur se si e mendon jetën pa Rezartën Olsi tha se e donte shumë dhe se nuk mund ta harronte. Atë e kam dashur shumë shumë. Perkohësisht do të qëndroj këtu u shpreh Olsi.

Ndërsa i pyetur nëse qëndron ende në dhomën e gjumit ai rrëfeu mes lotësh se nuk qëndron më në dhomën e gjumit duke shtuar se mban me vete unazën e Rezartës.

Unë nuk kam fjetur më aty që prej asaj dite nuk ma bën zemra të fle aty. Unazën e ruaj e mbaj me vete tha Olsi Hajdari.

- Advertisement -

TE FUNDIT