15.5 C
Tirana

I riu shqiptar humb shikimin nga operacioni.

VENDI

Emiljano Lule është një ndër individët e verbër, që humbi shikomin gjatë një operacioni, i cili sa herë flet apo thotë diçka në media por jo vetëm për jetën e tij, ngjall shumë kuriozitet e në të njëjtën kohë edhe optimizëm. Kujtojmë që Emiljano Lule është i verbëri që e ka e humbur shikimin gjatë një operacioni. E megjithatë me guximin që dhe vullnetin që ai ka tregon se nuk është dorëzuar pavarësisht kësaj vështirësie të madhe që jeta ia bëri surprizë.

Teksa ka qenë i ftuar mbrëmjen e së mërkurës në emisionin Soire me Jonida Shehun në Top Channel, Emiljano është pyetur sesi ai e percepton bukurinë tani që ka humbur shikimin dhe kur e kupton që përballë tij ndodhet një femër e bukur. E ai ka habitur me përgjigjen e tij duke thënë se vetëm përmers zërit që një femër ka, arrin ta kuptoj bukurinë e saj. Në varësi të zërit kuptoj nëse ky njeri është ose jo nën peshë ose mbipeshë.

Nga trashësia e zërit, nga mënyra se si artikulon.Njerëzit mbipeshë artikulojnë ndryshe. Këto janë me eksperiencë tani. Sigurisht. Kam kuptuar elegancën e saj. Nëse do flas vetëm nga zëri pa marrë parasysh komponentë të tjerë, Kostana e ka zërin pak të ngjirur si agresive dhe të jep përshtypjen e një njeriu shumë strikt dhe e prerë“, është shprehur Emiljano.

- Advertisement -

TE FUNDIT