16.5 C
Tirana

I gjenden në makinë 140 gramë kokainë, në pranga 22-vjeçari

VENDI

Policia e Kurbinit ka vënë në pranga një 22-vjeçar dhe ka sekuestruar një sasi prej 140 gramë kokainë.
Në sajë të operacionit të koduar “Parkimi”, gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e J.S. nga Laçi, pranë një karburanti në aksin rrugor Laç-Kurbin, u gjet dhe sasia e kokainës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, një peshore elektronike, një telefon celular dhe automjeti.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “ Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.
Top Channel

- Advertisement -

TE FUNDIT