23.5 C
Tirana

Dyshon se i ngacmon vajzën, merr peng 18-vjeçarin

VENDI

Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Kuçovës , pasi kanë marrë peng një 18-vjeçar për disa orë në terminalin e autobusëve.
Sipas policisë, K.H., 38 vjeç, dhe Ç.T. , 23 vjeç, banues në Divjakë, si dhe u shpallën në kërkim A.H, 35 vjeç dhe A.H, 41 vjeç, të dy banues në lagjen 11 Janari, Kuçovë.
“Arrestimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve të lartpërmendur u bë pasi për rreth dy orë në mjediset e Terminalit të autobuzave në lagjen T.S. , Kuçovë, për motive të dobëta i kanë hequr në mënyrë të paligjëshme lirinë shtetasit E.K, 18 vjeç, banues në lagjen 11 Janari, Kuçovë”, bën të ditur njoftimi zyrtar i policisë.
Por mësohet se këta persona e akuzonin 18-vjeçarin se ka ngacmuar vajzën e njërit prej tyre. Policia po punon për kapjen e autorëve të tjerë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Heqje e paligjshme e lirisë e kryer në bashkëpunim”.
Top Channel

- Advertisement -

TE FUNDIT