15.5 C
Tirana

Horoskopi ditor, 11 Shkurt 2020. Zbuloni çka rezervuar fati për ju sot.

VENDI

Dashi. Pas fundjavës së lënë pas përgatituni për një të martë të mbushur me lodhje dhe punë. Në dashuri parashikohet një ditë e mirë të cilën duhet ta menaxhoni mirë pavarësisht lodhjes që do të ndjeni.

Demi. Kjo e martë parashikohet tiu sjellë një sërë problemesh në sferën profesionale. Gjatë kësaj dite shëndeti do ju shkaktojë jo pak shqetësim. Kërkoni ndihmën e njeriut të zemrës pasi keni nevojë.

Binjakët. Po jetoni një miqësi shumë të fortë dhe intensive ndaj mos e lini tiu ikë nga duart. Në dashuri po përjetoni një histori disi të çuditshme. Në vendin e punës situata paraqitet e qetë ku nuk do të keni asgjë pse të shqetësoheni.

Gaforrja. Në dashuri gjërat nuk ecin mirë ndaj duhet të gjeni mënyrën si ti përballoni. Një raport që zvarritet ose duhet të përmirësohet ose të mbyllet përfundimisht. Kjo situatë do të ndikojë edhe në sferën profesionale.

Luani. Edhe pse e martë bëni mirë të ngriheni herët dhe ta nisni javën siç duhet. Vemendje ndaj ndonjë investimi të gabuar. Në dashuri çdo gjë do të ecë më së miri dhe pa asnjë problem.

Virgjëresha. Po jetoni një periudhë disi të komplikuar si në familje dashuri dhe në punë. Duhet të bëni vemendje pasi situata mund të përkeqësohet. Tregohuni të matur me hapat tuaj.

Peshorja. Mund tiu duket e çuditshme por kjo e martë do ju sjellë një situatë mjaft të favorshme në punë dhe me kolegët. Në dashuri organizoni një mbrëmje me njeriun e zemrës dhe të jeni të sigurtë që do të argëtoheni.

Akrepi. Në dashuri do të jetoni një ditë e cila nuk do të jetë nga më të mirat. Kështu që tregojini më shumë vëmendje njeriut të zemrës pasi mund ta keni lënë pas dore. Në punë gjithçka shkon më së miri dhe nuk do ketë probleme.

Shigjetari. Puna juaj do ju dhurojë kënaqësi dhe financat do të vijnë duke u përmirësuar. Për ta mbyllur ditën më së miri, organizoni një pasdite të mbushur me blerje. Po ashtu mbrëmjen mund ta kaloni në shoqërinë e njeriut tuaj të zemrës.

Bricjapi. Puna ju ka marrë shumë kohë ndaj ka ardhur momenti që të merrni një periudhë pushimi ndoshta një udhëtim disa ditor. Kjo gjë do i bëj mirë edhe shëndetit për shkak se nuk po kaloni ditë të mira.

Ujori. Jeni në fazë rikuperimi sa i takon sferës profesionale ku keni kaluar një moment aspak të këndshëm. Në dashuri një person që ishte larguar prej jush po mundohet që tiu afrohet vlerësojeni mirë mundësinë.

Peshqit. Në sferën profesionale duhet të tregoheni më të matur. Fatkeqësisht në dashuri nuk do të jeni shumë romantik dhe kjo gjë do të reflektohet. Mendohuni mirë para se të hidhni hapa të mëtejshëm për zyrtarizimin e lidhjes.

- Advertisement -

TE FUNDIT