17.5 C
Tirana

Historia që përloti të gjithë. Pas shumë vitesh kërkimi, vajza gjen nënën e saj biologjike.

VENDI

Xhulia e ftuar në Ka një mesazh për ty ka treguar historinë e jetës së saj. Kur ishte vetëm 17 vjeç, ajo ka mësuar nga bashkëmoshatarët e saj se prindërit që ajo jetonte, nuk ishin prindërit biologjikë. Ajo ka dashur të njohë nënën e saj, por babai asnjëherë nuk ka pranuar t’i tregojë të vërtetën.

Në periudhën e shtatzënisë ajo shikon në ëndërr. Një grua me një fëmijë të vogël, por që nuk mund t’i shikojë dot fytyrën. Xhulia prej vitesh është duke e kërkuar nënën e saj biologjike, por pa rezultat.

Kërkimet kanë vazhduar më pas edhe me në bashkëpunim me stafin e Ka një mesazh për ty dhe për Xhulian ka një lajm të bukur.

Ardit Gjebrea tha, ajo që është e sigurt dhe që unë dua të të them, që ne e kemi gjetur nënën tënde.

Xhulia tha, shumë faleminderit! Është diçka që mua më ka munduar shumë sidomos këto ditë njëherë, jashtëzakonisht shumë. Mendo as nuk kam ngrënë, as nuk kam fjetur, vetëm prisja me padurim një lajm.

Mua nuk më ka munguar figura prindërore, unë i kam pasur dy prindër, kam pasur dashurinë, kam pasur një familje, por unë kam dashur që të di kush është nëna ime, kush janë rrënjët e mia, kush është gjaku im. Prindërit që më kanë sot, më gëzojnë se më lindi ajo nënë dhe ajo më sheh kaq, por më sheh falë atyrer dy prindërve që më rritën.

- Advertisement -

TE FUNDIT